Shqipëria

Zyrtare: Nebiaj dhe Doda mandatohen si deputetë


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zyrtarizuar mandatimin e deputetëve të rinj të Partisë Demokratike, Oriela Nebijaj dhe Petrit Doda.

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Gjyqësore ka konfirmuar se të dy kandidatët nuk ishin të dënuar me vendim penal të formës së prerë.

Doda, i cili mbante numrin 32 në listën e Tiranës për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 do të zëvendësojë Alfred Rushajn, ndërsa Nebijaj do të zëvendësojë Grida Dumën.

Në zgjedhjet parlamentare të 2021, Nebiaj siguroi 5 mijë e 606 vota preferenciale, por nuk i mjaftuan për të thyer herësin dhe për t’u futur në Kuvend.

Pasi plotësoi formularin, Nebiaj tha se është privilegj që të përfaqësojë në Kuvend qytetarët që e votëbesuan në zgjedhjet e 2021.

“Do të jetë privilegji më i madh i jetës time, të përfaqësoj njerëzit që më besuan dhe votuan për të qenë në Parlamentin e Shqipërisë. Formulari gati për tu dorëzuar nesër”, shkroi ajo në Facebook.

Ora e Orit për Ndryshim

Duma la mandatin e deputetes për t’u angazhuar në botën e televizionit.

Ndërsa Rushaj hoqi dorë nga mandati i deputetit për motive personale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore