Sport

Zyrtare/ Mirlind Daku transferohet te Rubin Kazan


Tashmë është zyrtare. Futbollisti kosovar, Mirlind Daku, do ta vazhdojë karrierën në Superligën e Rusisë, ku është transferuar te skuadra e Rubin Kazan.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi rus, të cilët përmes një video të shkurt, treguan se e kanë përforuar skuadrën me sulmuesin nga Kosova.

Për shërbimet e sulmuesit 25-vjeçar, skuadra ruse ka shpenzuar 1 milion euro te ekipi kroat, Osijek.

Së fundmi Daku ishte i huazuar nga Osijek-u te skuadra sllovene, Mura, që nga muaji shkurt i vitit të kaluar.

Me sllovenët sulmuesi i lindur në Gjilan shkëlqeu, duke shënuar 27 gola dhe duke dhuruar shtatë asistime në 53 ndeshje në të gjitha garat.

Kujtojmë që Daku e nisi karrierën te skuadra e Hajvalisë, derisa karrierë në Kosovë bëri edhe te Llapi edhe Ballkani.

Përveç tyre, sulmuesi shtatlartë ishte për një sezon edhe te skuadra shqiptare, Kukësi.

Kujtojmë që nga ky transferim përfiton edhe skuadra e Llapit, të cilët kanë 15 për qind të kartonit të Dakut në rast të rishitjes, apo në shifra rreth 170 mijë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore