Sport

Zyrtare: Gosens lojtar i Interit


Tashmë edhe zyrtarisht, Robin Gosens është bërë futbollisti më i ri i skuadrës së Inter-it.

Reprezentuesi gjerman ka kaluar te Inter-i në formën e huazimit nga Atalanta, me detyrim blerje në fund të sezonit për 25 milionë euro.

27 vjeçari ka kaluar testet mjekësore mëngjesin e enjtes dhe ka nënshkruar kontratën, duke u bërë pjesë e “nerazzurrëve”.

Pra, Gosens fillimisht do të jetë i huazuar deri në fund të sezonit, më pas për të do të jetë një kontratë deri në verën e vitit 2026, që do të fitojë një pagë prej 2.5 milionë euro në sezon.

Kujtojmë që Atalanta e bleu 27-vjeçarin nga skuadra holandeze Heracles, në verën e vitit 2017 për vetëm 1.17 milionë euro.

Sezonin e kaluar, Gosens shënoi 12 gola dhe dhuroi tetë asistime në 44 ndeshje në të gjitha garat për Atalantën.

Derisa në total, ai ka zhvilluar 157 ndeshje me klubin nga Bergamo, prej të cilave ka realizuar 29 gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore