Sport

Zyrtaare/ Lacazette rikthehet te Lyon-i


Sulmuesi francez, Alexandre Lacazette, është rikthyer te skuadra e Lyon-it pas pesë vjetësh.

Pikërisht në verën e vitit 2017, Lacazette u transferua nga Lyon-i në Arsenal për shumën e 53 milionë eurove.

Megjithatë ai nuk bindi drejtuesit e klubit londinez për t’ia vazhduar kontratën, andaj u rikthyet në vendin e tij të lindjes si një transferim i lirë.

Gjatë këtyre pesë viteve me skuadrën e Arsenal-it, Lacazette zhvilloi 206 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave shënoi 71 gola.

Kujtojmë që 31 vjeçari ishte pjesë e akademisë së skuadrës franceze, i cili debutoi me ta në vitin 2009.

Para se të transferohej në Arsenal, ai kaloi tetë sezone me Lyon-in, gjatë së cilave zhvilloi 275 ndeshje, duke kontribuar me 129 gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore