Lajme

ZPS pa prova konkrete për “dhunën” e përdorur nga ish krerët e OVL-UÇK-së


Hysni Gucati i pranishëm në Konferencën përgatitore të Prokurorit të Specializuar

Në Gjykatën Speciale me seli në Hagë, këtë të mërkurë është duke u mbajtur seanca e radhës në rastin e dy ish krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës në Kosovë.

Këtu prokurori paraqiti para gjykatësve dhunën dhe forcën e përdorur nga nga dy ish krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ndaj dëshmitarëve dhe personave zyrtarë të dhomave të specializuara, të cilët shkuan për të tërhequr dokumentet zyrtare, të cilat ishin konfidenciale për publikun.

Në këtë seancë, Gjyqtari e ballafaqoi prokurorin duke i kërkuar prova dhe fakte specifike rreth këtyre dy akuzave, por ky i fundit nuk qe i gatshëm të paraqes asgjë konkrete.

Në Konferencë përgatitore të prokurorit të specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj, i pranishëm përveç mbrojtjes së tyre ka qenë edhe Hysni Gucati, ndërsa Nasim Haradinaj me vetdëshirë ka hequr dorë nga prezenca në këtë konferencë.

Avokati mbrojtës i Haradinajt ka kërkuar t’i dorëzohen deklaratat e dhjetë dëshmitarëve, të cilët Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) kishte deklaruar se do ti intervistonte.

Por, prokurori i rastit nuk ka pranuar që këto deklarata t’u dorëzohen avokatëve mbrojtës të Haradinajt dhe Gucatit me arsyetimin se nuk “është e nevojshme të jenë të pranishme në këtë fazë”, ndërsa ka shtuar se një pjesë e tyre “janë pjesë integrale të dokumentacionit të dorëzuar”.

Seanca shpeshherë kalon në seancë të mbyllur për shkak të përmendjes së emrave të dëshmitarëve

Ndër të tjera përmendet edhe dëshmitari me shifrën 48-66 i cili flet për artikujt që janë të hapur dhe gjenden në internet.

Gjithashtu, përmend dokumentet e Task Forcës Hetimore Speciale dhe autoritet serbe, se si kanë bashkëpunuar lidhur me çështjen gjyqësore dhe krimet e pretenduara.

Artikulli nuk përmend emrat por përmend mënyrën se si ka bashkëpunuar Task Forca me të gjitha autoritetet serbe.

Konferenca përgatitore e Prokurorit të Specializuar në rastin Gucati&Haradinaj

Guénaël Mettraux njëri nga gjykatësit në këtë rast ka kërkuar të di nga prokurori se cili nga dy të akuzuarit ka përdorur forcë ndaj dëshmitarëve të involvuar në këtë rast apo ndaj zyratrëve të ZPS-së, gjatë tërheqjes së dokumenteve nga zyret e OVL-UÇK-së.

Prokurori i është përgjigjur “se të dy kanë bërë sjellje të dhunshme” dhe se “në pikën e 26 të aktakuzës është edhe lista e sjelljeve”. Për këtë pjesë gjykatësi i bëri me dije se e ka lexuar aktakuzën por, i kërkoi “të ofroj diçka më konkretisht nëse kanë”.

Prokurori ka thënë se “të njëjtit kanë shpërnda informacion të klasifikuar”. Ndërsa sa i përket pengimit specifik ai ka thënë se “dëshmitarët janë ndier të rrezikuar”, pa ofruar asgjë më konkretisht.

Interpretim objektiv e jo të përgjithshëm

Ndërsa avokati mbrojtës i Gucatit, Jonathan Elystan Rees ka thënë se “interpretimi ka qenë tepër i përgjithshëm dhe se si i tillë nuk përbënë fakt të mjaftueshëm dhe se mbrojtja e hedh poshtë”.

Rees ka kërkuar të ketë interpretim të ngushtë rreth çështjes për të qenë më objektiv dhe i vlefshëm.

Ndërsa sa i përket publikimit të dokumentacionit të klasifikuar nga dy ish udhëheqësit e OVL-UÇK-së, sipas prokurorisë “nuk duhet të nxirren në publik pa autorizim”, atëherë këtë “duhet dëshmuar se ka pas mungesë të autorizimit dhe se duhet të shihet edhe interesi i publikut”, ka vazhduar më tej Rees.

Ai ka thënë se në akuzën e prokurorisë thuhet se “kryerësit duhet të kishin pasur dijeni rreth urdhrit dhe identitetit të dëshmitarëve” gjë që përbënë një kusht paraprak. Sipas mbrojtjes, “gjykatësi ka thënë se ka pas hakmarrje (Neni 388 i Kodit Penal) në dhënien e informacionit”.

Mbrojtja iu ka referuar nenit 113 të Kodit Penal të Kosovës, lidhur me përdorimin e forcës përkatësisht përkufizimit të forcës.

Forca e kërcënimit serioz sipas tij “duhet të jetë ndaj ndonjë zyrtari, gjë që nuk ka ndodhur, e as pengimi”.

Pyetjet e këtyre përgjigjeve, prokuroria ka kërkuar që ti dorëzoj me shkrim, ndërsa mbrojtja insistoi që ato të jepen gjatë po kësaj konference.

Njëri nga Prokurorët e ZPS-së

Gjykatësi e ka pyetur prokurorin nëse “kërcënimi dhe veprimi i të akuzuarve ishte i hapur apo i nënkuptuar”, ai u përgjigj duke thënë se “është bërë në formë direkte dhe indirekte”.

Gjykatësi më tej ka pyetur se “cilët zyrtarë janë penguar nga të akuzuarit”, prokuroi është shprehur se “nuk ka zyrtarë të penguar në zyrat e OVL-UÇK-së por se pengimi ka të bëjë vetëm në raport me dëshmitarët, pra ata janë frikësuar”.

Prokuroria gjithashtu ka thënë se “nuk ka synim specifik lidhur me kërcënimin dhe përdorimin e forcës”, ndërsa për palën mbrojtëse thuhet se kjo “përbënë synim specifik dhe se ZPS-ja sipas tyre duhet të provoj një gjë të tillë sipas nenit 386 të Kodit Penal të Kosovës (Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare) që kërkon provën e pasojës”.

Edhe avokati i Haradinajt, Toby Cadman ka thënë se “prova e pasojës është e domosdoshme” andaj ZPS duhet ta ofroj atë.

Me dy shtator në Konferencën paraprake si dëshmi mbrojtja ka thënë se kanë edhe “video incizimet” e zyrave të OVL-UÇK.

Rreth katër orë pretendohet sa kanë video material.

Konferenca përgatitore për gjykimin është e rregulluar sipas rregullës 117 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Gucati dhe Haradinaj, po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z.Gucati dhe z.Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Gucati dhe Haradinaj akuzohen se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.

“Me këto veprime, z.Gucati dhe z.Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore