Lajme

Zonja e Parë Biden debuton në dekorimet festive të Shtëpisë së Bardhë


Shtëpia e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden, njëherish dhe gruaja e Presidentit Joe Biden, ka zbuluar dekorimet e festave të fund vitit në Shtëpinë e Bardhë për vitin 2021.

Përmes dekorit, Biden donte të nderonte ata që ngulmuan në një vit të vështirë të sjellë nga pandemia COVID-19.

“Frymëzuar nga aktet e mirësisë dhe përvojave që na ngritën shpirtin këtë vit, dhomat e dekoruara në Shtëpinë e Bardhë pasqyrojnë dhuratat nga zemra që na bashkojnë të gjithëve, besimi, familja, miqësia, artet, mësimi, natyra, mirënjohja, shërbimi, komuniteti, paqja dhe uniteti”, u shpreh Biden në rrjetet sociale.

Gjatë së enjtes Biden bëri nderet duke zbuluar temën dhe dekorin e këtij viti, të cilën e titulloi “Dhurata nga zemra”, ndjenja e dekorimit të festave të këtij viti është të fokusohet në “gjërat që bashkojnë dhe shërojnë”.

Çdo dhomë e Shtëpisë së Bardhë përfaqëson këtë temë, dhoma e bibliotekës është zbukuruar me flutura për të pasqyruar “dhuratën e të mësuarit”.

“Zonja e parë i kaloi fundjavët e fundit kur ishte në shtëpi në Delaware duke kërkuar albume fotografike dhe duke zgjedhur të preferuarat e saj”, tha drejtoresha e komunikimit e East Wing, Elizabeth Alexander, për Vogue.

Pema zyrtare e Krishtlindjes e Shtëpisë së Bardhë, ndërkohë, ndodhet brenda dhomës blu, e cila përfaqëson “Dhurata e paqes dhe unitetit”.

Pema është e zbukuruar me pëllumba paqeje, të cilët të gjithë mbajnë pankarta të ngulitura me emrat e çdo shteti dhe territori të SHBA-ve.

Përveç kësaj, Shtëpia e Bardhë raporton se ka 41 pemë, 10 mijë stoli, 300 qirinj dhe 6 mijë këmbë fjongo për të ngjallur ndjenja uniteti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore