Shqipëria

Zhupa: Grupi Berisha kërkon të largojë vëmendjen nga arrestimet e fundit


“Në ditën kur duhet ngritur zëri dhe reagimi për skandalin e inceneratorëve, Sali Berisha dhe Albana Vokshi gjejnë kohën të merren me hallet personale duke larguar vëmendjen nga skandali i korrupsionit disa milionë eurosh”.

Kështu është shprehur deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, përmes një postimi në median sociale Facebook lidhur me akuzat e deputetes demokrate, Albana Vokshi, për ndërrimin e bravës së derës zyrës.

“Le të pyesin veten pse nuk flasin për këtë skandal? Pse përpiqen të largojnë vëmendjen nga përfshirja e zyrtarëve më te lartë të qeverisë?! Pse nuk i shqetëson ky fakt?!”, thekson Zhupa.

Para kësaj deklarate, deputetja e PD-së, Albana Vokshi së bashku me aktivisten, Evi Kokalari kanë hedhur akuza mbi kryedemokratin, Lulzim Basha për ushtrim dhune verbale.

“Do të vazhdojmë punën, do të jemi në terren nëpër rrethe. Pavarësisht nga dhuna verbale. Lulzim Basha duhet të  mbajë përgjegjësi për këtë dhunë më parë. Këta që i dërgon ai, kjo është dhunë verbale. Kanë mbyllur të gjitha dyert. Kjo është e turpshme. Kjo ndërtesa e Partisë Demokratike. Kjo është kryetarja e Forumit të Gruas për 8 vite”, u shpreh Kokalari.

Nga ana tjetër, Vokshi u shpreh se kjo është fytyra e vërtetë e Lulzim Bashës.

Më herët rreth orës 15:00, me mbërritjen e saj në seli, Vokshi tha se brava e derës së zyrës së saj ishte ndërruar dhe nuk hapej me çelësin që ajo kishte.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore