Jetesë & Stil

Zhaklin Lekatari: Doja të bëja tatuazh dhe fillova punë në dyqan metrazhesh


Zhaklin Lekatari ka qenë e ftuara e radhës në programin e showbizit, ‘Pikë’, prezantuar nga Adela Osmani.

Në bisedën kushtuar karrierës së saj, blogut ‘Tabu’ e shumë të tjerave, gazetarja e njohur ka zbuluar punën e saj të parë dhe jemi të bindur që nuk është ajo që mund të imagjinoni.

“Kam punuar 15 vjeç në një dyqan metrazhesh. Isha në vit të dytë gjimnaz dhe doja të bëja tatuazh, por ime më nuk më jepte para dhe unë u futa në punë që të mblidhja para për të realizuar dëshirën time. Mbaj mend që më dhembnin krahët ditën e parë të punës nga matjet”, rrëfeu Zhaklina.

Më tej ajo rrëfeu se nuk e ka më atë tatuazh që bëri asokohe, pasi është deformuar dhe e ka mbuluar./albanianpost

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore