Jetesë & Stil

Zënka në mes të McGregor dhe Machine Gun Kelly – skandali i sivjetmë i “VMAs”


Ceremonia prestigjioze e ndarjes së çmimeve “MTV VMAs 2021”, këtë vit ishte me plot surpriza, e disa nga to të paplanifikuara fare.

E tillë ishte edhe grindja që ndodhi në mes të boksierit, Conor McGregor dhe rep artistit, Machine Gun Kelly.

McGregor dhe Machine Gun Kelly.

Madje, McGregor ka dhënë disa deklarata pikante, ndërsa ka thënë se nuk e njeh se kush është Machine Gun Kelly, dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë betejë mes tyre, pasi që sipas tij “ai nuk lufton me rep artistë të papjekur”.

McGregor në “MTV VMAs 2021”.

“Nuk di absolutisht asgjë rreth asaj që ka ndodhur mes meje dhe atij djalit. Unë nuk e njoh”.

“Asgjë nuk ndodhi me mua, unë luftoj vetëm luftëtarë të vërtetë, njerëz që në të vërtetë luftojnë, ju e dini se çfarë dua të them. Thjesht, nuk luftoj me reperët e vegjël të vaniljes. Unë as nuk e njoh djalin. Unë nuk di asgjë për të, përveç se ai është me Megan Fox”, ka thënë McGregor.

Ndërsa, Kelly, nuk ka preferuar të flas rreth kësaj çështjeje, duke i injoruar kështu pyetjet e një gazetari.

https://twitter.com/islamzinour/status/1437239402997194754?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1437239402997194754%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.radiox.co.uk%2Fnews%2Fmusic%2Fwhy-machine-gun-kelly-conor-mcgregor-fight-feud-mtv-vmas%2F

Thuhet se ngjarja kishte ndodhur, teksa çifti i komentuar shumë i momentit, Megan Fox dhe Machine Gun Kelly, po futeshin brenda në sallën ku po pritej të mbahej evenimenti dhe ky i fundit u përfshi në një “incident” me boksierin, McGregor.

McGregor në “MTV VMAs 2021”.

Sidoqoftë, ka disa thashetheme sipas të cilave, rep artisti, Machine Gun Kelly nuk pranoi të bënte një fotografi me McGregor e shtyu atë prapa, gjë që e bëri atë të derdhte pijen e tij në fytyrën e këngëtarit.

Gjithsesi, si Megan Fox, ashtu edhe Machine Gun Kelly e McGregor shkëlqyen me paraqitjet e tyre në tepihun e kuq të “MTV VMAs 2021”.

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly në “MTV VMAs 2021”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore