Lajme

Zemaj: Paaftësia qeverisëse dëmton shëndetin


Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti pasi sipas tij po tregon paaftësi në menaxhimin e pandemisë COVID-19.

“Përfundimisht, paaftësia qeverisëse dëmton shëndetin. Dëmton ekonominë. Dëmton mirëqenien. Dëmton shtetin. I dëmton krejt pa përjashtim si dhe është e padrejtë ndaj të gjithëve”, ka shkruar Zemaj në rrjetin social ‘Facebook’.

Mirëpo, ka lavdëruar punën e profesionistëve shëndetësorë që po qëndrojnë në krye të pandemisë, pavarësisht trajtimit jo të mirë nga ana e ekzekutivit.

“Mirënjohje pafund për profesionistët shëndetësor, sepse përkundër trajtimit të keq që po iu bën kjo Qeveri e paaftë, ata po qëndrojnë fuqishëm në ballë të betejës kundër pandemisë. Qytetarë të dashur, ju lutem që të kujdeseni maksimalisht për vete dhe më të dashurit tuaj!”.

Ai ka shtuar se, “pasojat e paaftësisë qeverisëse janë të tmerrshme në çdo aspekt. Bilanci i keqmenaxhimit të pandemisë vetëm gjatë muajit janar është si në vijim: 46 mijë të infektuar me Covid-19 dhe 30 jetë të humbura”.

Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Edhe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), përsëri ka apeluar njëjtë për vaksinim dhe respektim të masave anti-COVID19.

IKSHPK ka thënë se variant Omicron (B.1.1.529) është duke vazhduar të përhapet me intensitet të lartë, me shtim të hospitalizimeve dhe rasteve fatale.

Me një shkurt, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar se brenda 24 orëve, kanë humbur jetën gjashtë persona dhe janë regjistruar dy mijë e 33 persona janë të infektuar me COVID-19

Numri i të infektuarve vjen nga 10 mijë e 87 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë tre mijë e 329.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 32 mijë e 906.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore