Lajme

Zelensky përditëson vendin për luftimet


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur sërish me popullin e Ukrainës këtë pasdite, duke e ndërruar kostumin e tij të errët me një uniformë ushtarake.

Në fjalimin e tij të fundit ai i krahason luftimet me “tingullin e perdes së re të hekurt që po bie dhe po mbyll Rusinë nga bota e civilizuar”, duke shtuar “detyra jonë është që ajo perde të mos bjerë në territorin ukrainas”.

Ai ka folur për një pauzë operacionale dhe pretendon se forcat ukrainase kanë mbrojtur me sukses rajonin lindor të Donbas-it, si dhe kanë luftuar pranë Kharkiv-it.

Zelensky thotë se zona më problematike është në Kherson në jug të vendit, ku trupat ruse janë zhvendosur në veri nga Krimea e aneksuar.

Në veri, ai thotë se armiku po vazhdon të futet më tej në rajon dhe ai ka përshkruar luftime të rënda në Çernobil.

Ai foli gjithashtu edhe për humbjet e trupave si dhe për ushtarët rusë të kapur.

Ndër të tjera Zelensky tha se aviacioni dhe automjetet ruse janë shkatërruar – “ne shohim se shumë rusë janë të shokuar me atë që po ndodh”.

Situata është në një kaos tërësor, ku lajme të shumta po qarkullojnë mbi luftimet që po zhvillohen në Ukrainë.

Ato filluan në orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, i shpalli luftë Ukrainës dhe urdhëroi të nisnin bombardimet.

Lexo ngjarjen e plotë duke klikuar KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore