Lajme

Zelensky falënderon Biden dhe Johnson për ndalimin e importit të naftës ruse


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka përshëndetur vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, për të ndaluar importin e naftës dhe produkteve të naftës ruse.

Ai tha se gjëja më e rëndësishme për të kuptuar është se çdo cent paguar Rusisë, do të thotë që ato para kthehen “në plumba dhe predha mbi civilët ukrainas”.

“Unë personalisht i jam mirënjohës Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për këtë vendim”, tha Zelensky përmes një video-adresimi.

“Edhe Mbretëria e Bashkuar gjithashtu po ndalon importin e naftës dhe produkteve të naftës nga Rusia. Jam mirënjohës ndaj Kryeministrit Boris Johnson për pozicionin parimor”, tha ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore