Lajme

Zelensky do të marrë pjesë në samitin e NATO-s


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë në samitin e NATO-s më 24 mars përmes komunikimit me video.

Këtë e ka bërë të ditur sekretari i shtypit Sergei Nikiforov në transmetimin e televizionit ukrainas, shkruan agjencia “Interfax-Ukraine”.

“Ukraina do të ketë pjesëmarrje aktive atje. Se si saktësisht, ne jemi ende duke e përcaktuar. Së paku, ky do të jetë një adresim i presidentit, dhe në maksimum, pjesëmarrje e plotë, natyrisht, në një format video. Formati i pjesëmarrjes do të dihet në ditët në vijim”, shtoi Nikiforov.

Sipas tij, në samit, Zelensky do të flasë për nevojën e ndalimit të krimeve të luftës të Rusisë kundër popullsisë së Ukrainës dhe infrastrukturës civile.

“Kjo mund të bëhet në disa mënyra – mbyllni hapësirën ajrore, sigurojini Ukrainës mbrojtje të fuqishme ajrore dhe aviacion… Ata nuk do të flasin për formate të reja sigurie”, ravijëzoi sekretari i shtypit i presidentit ukrainas.

Më herët, u raportua se samiti i NATO-s do të diskutojë reagimin e Perëndimit ndaj përdorimit të mundshëm të armëve kimike nga Rusia në luftën kundër Ukrainës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore