Lajme

Zelandë e Re/ Tre ditë pushime të paguara për çiftet që pësojnë një abort


Masa më e fundit në Zelandën e Re është tre ditë pushime të paguara nga shteti për çiftet që pësojnë një abort.

Legjislacioni i ri pritet të bëhet i vlefshëm nga java e ardhshme. “Gratë do të jenë kështu në gjendje të marrin kohën që ato e konsiderojnë të nevojshme për të kapërcyer dhimbjen, fizike ose psikologjike.”

Tre ditë pushime të paguara për çiftet që pësojnë një abort spontan ose fëmija i të cilave ka lindur i vdekur. Parlamenti i Zelandës së Re e miratoi njëzëri legjislacionin, raportoi ‘New York Times’.

Punëdhënësve në Zelandën e Re u ishte kërkuar tashmë të siguronin leje me pagesë në rast të humbjes së një fetusi mbi 20 javësh. Ky legjislacion do të zgjerojë lejen për këdo që ka një abort spontan, pa kufizime kohore.

“Ndjeva se kjo do t’u jepte grave sigurinë për të kërkuar leje nëse ato mendonin se do të ishte e nevojshme, në vend që të mbylleshin brenda vetes dhe të vazhdonin jetën, pavarësisht se ne e kuptojmë se u duhet kohë për të kapërcyer dhimbjen, fizike ose psikologjike,” tha Ginny Andersen, Anëtare e Punës së Parlamentit që hartoi projekt-ligjin. Ligji i ri nuk zbatohet për abortin vullnetar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore