Lajme

Zëdhënësi i IDF-së konfirmon se civilë dhe ushtarë izraelitë po mbahen peng në Gaza


Zëdhënësi i lartë i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari, konfirmon se grupi terrorist Hamas ka marrë izraelitët si pengje në Rripin e Gazës.

Në një konferencë me gazetarët, Hagari thotë se ushtarët izraelitë janë vrarë gjithashtu në luftime.

Nuk jepen numra për numrin e pengjeve apo ushtarëve të vrarë.

Hagari thotë se ka ende 22 lokacione të luftimeve të vazhdueshme në Izraelin jugor, duke përfshirë situata pengjesh në Be’eri dhe Ofakim.

Ai thotë se trupat izraelite kanë arritur në të gjitha qytetet në kufirin e Gazës dhe po punojnë për të skanuar secilin.

Katër divizione janë duke u vendosur në kufirin e Gazës, duke iu bashkuar 31 batalioneve që janë tashmë atje, thotë Hagari.

Zëvendës shefi i Hamas-it, Saleh al-Arouri i tha më herët transmetuesit “Al Jazeera” se grupi ka kapur “një numër të madh” izraelitësh.

Ai tha se “oficerë të lartë” ishin mes tyre.

Walid al-Omari i Al Jazeera, shefi i zyrës në Ramallah, thotë se forcat izraelite kanë rrethuar një shtëpi në vendbanimin Ofakim dhe negociatat janë duke u zhvilluar me luftëtarët palestinezë që dyshohet se po mbajnë pengje.

“Burimet izraelite vlerësojnë se të paktën 1 mijë palestinezë arritën të depërtojnë në Izrael përmes katër zonave të ndryshme. Është hera e parë që nga viti 1948 që këto zhvillime janë në anën izraelite, sepse ato zakonisht mbahen në zonat arabe”, tha al-Omari.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore