Shqipëria

Zëdhënësi i DASH-it: Vijojmë partneritetin me kryeministrin Rama, përgëzojmë fushatën e opozitës


Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price ka reagur të mërkurën e 28 prillit në Twitter nëpërmjet një statusi. Ai përgëzon popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit që u zhvilluan në të gjithë vendin.

Sa i takon mandatimit të tretë të kryeministrit Rama, ai shpreh vijimin e bashkëpunimit dhe partneritetit të ngushtë midis të dy vendeve. Sakaq Price përgëzoi dhe fushatën e fortë të opozitës, sinjal i qartë për qetësinë e ruajtur dhe rigorozitetin elektoral.

Zëdhënësi Price në emër të sekretarit Blinken, theksoi se respektimi i rezultateve nga këto zgjedhje legjitime forcon demokracinë e Shqipërisë.

“SHBA-të përgëzojnë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet e tyre të fundit. Ne shpresojmë të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me kryeministrin Rama dhe të përgëzojmë fushatën e fortë të opozitës. Respektimi i rezultateve të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë e Shqipërisë. Zëdhënësi @StateDept”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore