Shqipëria

Zbulohet “vëmendja” e parë e Shqipërisë në krye të KS-së


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në orët e para të 1 qershorit, ka zbuluar tematikën e tryezës së parë të presidencës shqiptare në Këshillin e Sigurimit.

Ajo do të titullohet “Forcimi i llogaridhënies dhe drejtësisë për shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare”.

Kjo tryezë do të drejtohet pikërisht nga kreu i qeverisë shqiptare.

Ambasadori i përhershëm i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha, dha dhe detajet e kësaj ngjarjeje historike për vendin tonë.

Prapavija e kësaj tryeze lidhet me minimin e të gjitha shoqërive.

Kjo, për shkak të gjenocideve, krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe shkelje të tjera të rënda të ligjit të të drejtave të njeriut.

Shkeljet, sipas dokumentit të delegacionit shqiptar, destabilizojnë shtete dhe rajone të tëra, duke kërcënuar paqen ndërkombëtare.

Misioni shqiptar kujton se komuniteti ndërkombëtar, nëpërmjet Kombeve të Bashkuara, ka përgjegjësinë të përdorë mjetet e duhura diplomatike, humanitare dhe mjete të tjera paqësore.

Kjo, në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, për të ndihmuar në mbrojtjen e popullatës nga mizori të tilla.

Hoxha i drejtohet OKB-së, duke shtuar nevojën për një diskutim të thelluar për të forcuar dhe zhvilluar më tej mekanizmat e llogaridhënies në nivel kombëtar dhe shumëpalësh.

Qëllimi i së cilës është institucionalizimi dhe zbatimi i llogaridhënies.

“Llogaridhënia është thelbësore për masat kolektive për të ndaluar dhe parandaluar shkeljet e së drejtës ndërkombëtare, ligjit ndërkombëtar penal, ligjit ndërkombëtar humanitar dhe ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut”, vëren shkresa e ngjarjes së parë.

Përgjegjësia e shtetit për shkelje të tilla dhe përgjegjësia individuale, sipas ligjit penal ndërkombëtar ose vendas, janë kyçe.

Kjo, për rivendosjen e besimit të publikut tek institucionet e drejtësisë dhe sigurisë për të rindërtuar sundimin e ligjit dhe për të mbështetur paqen.

Përgjegjësia, sipas delegacionit shqiptar, nuk ka të bëjë vetëm me vendosjen e një angazhimi për t’i dhënë fund gjenocidit, krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit, apo shkeljeve të tjera.

Misioni shqiptar do të bëjë thirrje për veprim dhe marrje të përgjegjësisë.

Krijimi i mekanizmave efektivë të llogaridhënies kërkon, që në fillim, pjesëmarrje dhe përfshirje të gjerë të të gjithë aktorëve.

Ky debat i hapur, për ambasadorin shqiptar, synon të bazohet në praktikat e kaluara dhe sfidat aktuale.

Kjo, për të zhvilluar një strategji globale për të rritur rolin e komunitetit ndërkombëtar në mbajtjen e shteteve dhe atyre që veprojnë në emër të tyre përgjegjës për shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare.

Ai do synojë të eksplorojë mënyra për të zhvilluar dhe forcuar mekanizmat e llogaridhënies, jo vetëm në nivel shtetëror, por edhe në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Debati i hapur synon pikërisht të sjellë vëmendjen e nevojshme për viktimat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore