Lajme

Zbulohet tuneli 30 metra i gjatë që çonte në depon e Gjykatës së Lartë në Mal të Zi


Tuneli i zbuluar

Në Mal të Zi është zbuluar një tunel me gjatësi prej 30 metrash, i cili është hapur nga një banesë private që çon në Gjykatën e Lartë të Podgoricës.

Ekspertët e mjekësisë ligjore po përpiqen të zbulojnë se kush ka qëndruar në banesë gjatë muajit gusht.

Policia nuk ka gjetur askënd në banesën që ndodhet në rrugën “Njegosheva” në qendër të Podgoricës dhe siç është konstatuar banesa u është dhënë me qira personave që kanë përdorur dokumente të falsifikuara.

Për momentin hetuesit malazezë nuk e dinë motivin dhe qëllimin e personave të panjohur që kanë hapur tunelin për të paktën një muaj, transmetojnë mediat malazeze.

Sipas fotove të tunelit të publikuara nga Qeveria e Malit të Zi, kalimet janë të gjera dhe rreth një metër të larta, muret janë të veshura me dërrasa që duhej të parandalonin shembjen e dheut dhe gurit.

Mjekësia ligjore në vendngjarje

Fundi i tunelit të çonte në depon e bodrumit të Gjykatës së Lartë, muri i së cilës u ça në vendin ku ndodhen raftet me dosje.

Në depon e Gjykatës së Lartë, përveç dosjeve gjyqësore, mes të cilave ka prova për vepra të ndryshme penale, ka edhe rreth nëntë tonë e gjysmë lëndë narkotike e konfiskuar, nga të cilat rreth dy kokainë dhe rreth shtatë marihuanë.

Kryeministri malazez, Dritan Abazoviç, i shoqëruar nga ministrat e Drejtësisë dhe të Brendshëm, Marko Kovaç dhe Filip Axhiç, vizituan vendin dhe njoftuan se gërmimi i tunelit nuk mund të bëhej pa ndihmën e Gjykatës së Lartë.

“Krimi i organizuar funksionon duke pasur njerëz të përfshirë në të gjitha institucionet. Mendoj se kjo është një përpjekje për një veprim të koordinuar që u dështuar”, tha kryeministri Abazoviç, i cili shtoi se janë regjistruar disa persona që mund të jenë të lidhur me këtë rast.

Motivet dhe qëllimet e gërmimit të tunelit nuk dihen.

Sipas Abazoviç-it, motivi i gërmimit të tunelit është përpjekja e kartelit të drogës për të kontaminuar provat kundër tyre që janë në depo, për të cilat ai dyshon se kanë pasur ndihmë nga gjykata.

Pas zbulimit të tunelit, kryetari i Gjykatës së Lartë të Podgoricës, Boris Saviç, tha se “pothuajse asgjë nuk mungon”.

Ai ka shprehur dyshimin se qëllimi i autorëve ka qenë provat që gjenden në depo, pasi që tashmë janë raportuar dhe në bazë të të cilave janë ngritur aktakuza apo aktgjykime.

Siç tha ai, “nuk do të kishte dëme të pariparueshme nëse do të vidheshin disa sende”.

Duke qenë se ajo dhomë ndodhet afër depos, ai përmendi edhe mundësinë që tuneli të jetë hapur në përgatitje për tentativën e arratisjes së njërit prej të pandehurve, duke theksuar se është herët të flitet për këtë.

Një tunel u thye në themelet e Gjykatës së Lartë

Vlerësohet se muri i gjykatës është 70-80 centimetra i trashë, si shumica e objekteve të ndërtuara në Podgoricë pas Luftës së Dytë Botërore.

Fillimi i gërmimit të tunelit përkon me fillimin e rinovimit të godinës së Gjykatës së Lartë në Podgoricë.

Vjedhja u zbulua të hënën, më 11 shtator, kur zyrtarët e gjykatës vunë re se sendet brenda depos ishin kontrolluar.

Gjykata e Lartë ka njoftuar menjëherë policinë, e cila ka kryer hetimet në të njëjtën ditë. Pas hetimeve të tyre, zyrtarët e gjykatës filluan të rendisin sendet dhe vetëm atëherë u gjet hapja që fshihej nga sendet në dhomë.

Në atë depo janë 100 mijë çështje, dosje gjyqësore, çështje fizike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore