Lajme

Zbulohet një fabrikë kanabisi pranë Bankës së Anglisë


Policia Londineze ka zbuluar dhe shkatërruar një fabrikë, ku prodhohej  kanabis në zemër të Londrës.   Pas një njoftimi  për shkak të erës së fortë të bimës, autoritetet policore gjetën 826 bimë në bodrumin e një ndërtese tregtare  në “Throgmorton Street”, në Londër.    

Policia arrestoi dy persona, sekuestroi materialet,  sistemet e ventilimit dhe të ndriçimit.

Kjo  është  fabrika e parë e kanabisit që është zbuluar në Londër.  Kriminelët  kishin përfituar nga lëvizjet e reduktuara për shkak të bllokimit të Mbretërisë së Bashkuar (MB) nga COVID-19.

Oficerët zbuluan operacionin e paligjshëm më 13 janar. Më 14 janar me anë të një urdhri ata hynë në ambjentet e dyshuara./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore