Përballje

Zbulohen fjalët që Ronaldo i tha Courtois pas ndeshjes mes Belgjikës dhe Portugalisë


Belgjika ka eliminuar Portugalinë nga Kampionati Evropian “Euro 2020”, duke e mposhtur me rezultat minimal 1:0, në fazën e 1/8-ve të finales.

Ndeshja ishte shumë dramatike, pavarësisht që nuk u shënuan shumë gola, përveç atij të minutës së 42-të, nga Thorgan Hazard.

Pas golit të disavanatazhit, portugezët tentuan shumë herë portën, por pa arritur dot të shënojnë.

Madje shtyllën e qëlloi pak minuta para fundit, futbollisti i Dortmund-it, Raphael Guerreiro.

Pas përfundimit të ndeshjes Cristiano Ronaldo i tha portierit të Belgjikës, Thibaut Courtois se kombëtarja e tij ishte me fat kundër Portugalisë.

Në videon e postuar nga llogaria zyrtare e Twitter të Euro 2020, Ronaldo i tha portierit të Real Madrid-it se Belgjika ishte “me fat dhe topi nuk donte të hynte në gol”, përpara se t’i uronte Courtois “fat të mirë” për vazhdimin e Kampionatit Evropian.

Kujtojmë që Ronaldo u bë rekordmen në këtë Kampionat Evropian, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Kampionateve Evropiane.

Ai gjithashtu theu një rekord tjetër, duke u bërë futbollisti i vetëm që merr pjesë në pesë Kampionate Evropiane.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore