Lajme

Zbulohen afatet e Putin-it për kapjen e Donetsk-ut dhe Luhansk-ut


Presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur afatet që forcat pushtuese duhet të arrijnë për kapjen e dy rajoneve në Ukrainë.

Kufijtë administrativë të Luhansk-ut dhe Donetsk-ut duhet të pushtohen përkatësisht më 1 qershor dhe 1 korrik.

Lajmi është raportuar nga televizioni ukrainas Channel 24, duke cituar burime në shërbimet speciale të Ukrainës.

Planet e Kremlin-it, sipas informacionit të marrë, fillimisht parashikojnë kapjen e të gjithë rajonit të Luhansk-ut.

Në Donetsk, situata është shumë më e vështirë për forcat ruse, kështu që supozohet se është caktuar koha për kapjen e tij deri më 1 korrik.

Komanda ruse refuzoi të kapte njëkohësisht të gjithë territorin e Donbas-it të Ukrainës.

Administrata rajonale e Luhansk-ut deklaroi se rreth 95 për qind e territorit të rajonit është nën pushtimin rus.

Betejat aktive vazhdojnë ende në Severodonetsk, qendra administrative e rajonit që nga viti 2014.

Sipas kreut të rajonit Sergei Gaidai, nuk ka asnjë kërcënim për rrethimin e Severodonetsk-ut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore