Lajme

Zbulimi i varrit masiv në Kanada, kërkohet hetim ndërkombëtar


Grupet indigjene në Kanada kanë kërkuar një hetim ndërkombëtar për varret masive, pas zbulimit të eshtrave të 215 fëmijëve.

Kombi i Parë i Tk’emlups te Secwepemc njoftoi javën e kaluar se mbetjet u gjetën në një ish-shkollë të ngritur për të asimiluar indigjenët.

Zbulimi shkaktoi zemërim në të gjithë vendin. Shumë njerëz vendosën këpucë të vogla në memorialët e improvizuar.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, premtoi hetim të plotë mbi ngjarjen.

“Si baba, nuk mund ta imagjinoj se si do të ndihej sikur fëmijët e mi të merreshin nga unë. Dhe si kryeministër, unë jam i tmerruar nga politika e turpshme që vodhi fëmijë nga komunitetet e tyre”, tha ai në deklaratën për mediat.

Nga ana tjetër, Perry Bellegarde, shefi kombëtar i Asamblesë së Kombeve, theksoi se familjen meritojnë të dijnë të vërtetën.

Sipas tij, kjo është mënyra e vetme për tu shëruar.

Gjetja e varrait masiv

Autoritet kanadeze, të shtunën e 29 majit, njoftuan zbulimin e një varri masiv me eshtrat e 215 fëmijëve, në një ish-shkollë rezidenciale e ngritur për të asimiluar njerëzit autoktonë.

Fëmijët ishin nxënës në shkollën indiane Rezidenciale Kamloops në British Columbia që u mbyll në vitin 1978.

Shkollat ​​rezidenciale të Kanadasë ishin shkolla me konvikt të detyruar, të drejtuara nga qeveria dhe autoritetet fetare gjatë shekujve XIX dhe XX me qëllim për të asimiluar me forcë rininë autoktone.

Shkolla indiane Kamloops ishte më e madhja në sistemin e banimit. Hapur nën administrimin katolik romak në vitin 1890, shkolla kishte rreth 500 nxënës kur regjistrimi arriti kulmin në vitet 1950.

Qeveria qendrore mori administrimin e shkollës në 1969-ën deri në 1978-ën, kur ajo u mbyll.

Çfarë dihet për eshtrat deri më tani?

Kombi i Parë i Tk’emlups te Secwepemc tha se eshtrat u gjetën me ndihmën e një radari që depërton në tokë gjatë një studimi të shkollës.

Mendohet se eshtrat e disa prej fëmijëve janë më të vegjël se tre vjeç

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore