Lajme

Zbarkimi i parë i Forcës së Sigurisë së Kosovës krah ushtrisë amerikane në Kuvajt


Ministria e Mbrojtjes në Kosovë ka publikuar të shtunën një fotografi të tre pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), duke mbajtur flamurin e Kosovës të cilët janë bërë pjesë e një misioni paqeruajtëse krah ushtrisë amerikane me mision në shtetin e Kuvajtit.

Kjo Ministri ka deklaruar se kjo do të ndihmojë të forcojë aftësinë për të mbrojtur veten duke përmirësuar ndërveprueshmërinë me partnerët amerikan.

“Bashkë-zbarkimi i parë ndërkombëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës me U.S. Army në Kuvajt, do të ndihmojë të forcojë aftësinë tonë për të mbrojtur veten duke përmirësuar ndërveprueshmërinë me partnerët tanë Amerikan”, thuhet në postimin e publikuar në rrjetin social “Facebook”, duke shtuar se Kosova po kontribuon për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një postimi në Twitter ka uruar Forcën e Sigurisë së Kosovës për bashkëpunimin e parë me Ushtrinë Amerikane gjatë misionit paqeruajtëse në Kuvajt. 

“Gjatë këtij misioni, partnerët e Kosovës do të fitojnë përvojë të mekanikës dhe logjistikës në botën reale duke punuar me Ushtrinë Amerikane”, thuhet në postimin Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së në Twitter. 

Sipas Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë Phillip Konsett, vendosja e trupave të FSK-së në Kuvajt është një moment historik.

“Demonstrimi i gatishmërisë së Kosovës për të përqafuar përgjegjësitë përtej kufijve të saj që kontribuojnë në sigurinë rajonale dhe globale”, ka shkruar Kosnett në llogarinë e tij në Twitter. 

Për misionin paqeruajtëse të FSK-së në Kuvajt është deklaruar edhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila ndjehet krenar me ushtarët pjesëmarrës të cilët e lartësojnë flamurin e Republikës së Kosovës në Kuvajt.

“Kosova do të jap kontributin e saj në misione paqeruajtëse në botë përkrah aleatëve tanë. Falënderim i veçantë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Gardës Kombëtare të Iowas”, ka shkruar Osmani.

Vendimi për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në misionin e parë jashtë vendit ishte marrë më 31 dhjetor 2020.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore