Muzikë

Zayn Malik nënshkruan marrëveshje me një kompani të re muzikore


Këngëtari britanik, Zayn Malik ka nënshkruar një marrëveshje të re me labelin Mercury Records.

Së bashku me lajmin, këngëtari fshirë të gjitha fotografitë në llogaritë e tij të mediave sociale dhe ka lançuar promon e këngës së re, në përgatitje për këngën e tij debutuese të Mercury Records, e cila thuhet nga labeli se do të publikohet “shumë shpejt këtë verë”.

Ish-anëtari i “One Direction”, madje një kryesues në listën e tij, Zayn më parë kishte firmosur kontratë me labelin RCA Records.

Burime pranë këngëtarit i thanë Billboard se kënga e re Zayn, është shumë më ndryshe nga hitet e tij të mëparshme si “Pillowtalk” dhe “I Don’t Wanna Live Forever”.

“Sapo unë dhe Zayn u takuam, e dija se duhej të punonim së bashku. Unë u mahnita nga kënga e re, por po aq i impresionuar nga vizioni, dëshira dhe shpirti i tij. Jemi të nderuar që ai dhe ekipi i tij na janë bashkuar në Mercury Records. Ne kemi një mundësi të jashtëzakonshme për të treguar së bashku kapitullin tjetër të historisë së tij”, ka thënë shefi i labelit, Tyler Arnold.

Pos Zayn, labeli i ri i artistit britnaik ka nën menaxhim edhe Post Malone, derisa kishte nën menaxhim Stephen Sanchez, Chelsea Cutler, Camylio, Jeremy Zucker e të tjerë.

Në anën tjetër, Zayn numëron plot tri solo albume – “Mind of ime (2016), “Icarus Falls” (2018) dhe “Nobody is listening (2021).

Albumet arritën të pushtonin pozitat: një, 61 dhe 44 në “Billboard200”. Ai gjithashtu ka vendosur gjashtë këngë në “Top 50”, duke përfshirë dy në top 10.

“Pillowtalk” arriti kulmin në vendin e parë dhe “I Don’t Wanna Live Forever”, u pozicionua në vendin e dytë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore