Shqipëria

Zaev në “Open Balkan”: Vendet e rajonit nuk do të mbahen peng nga dështimet e BE-së


Kryeministri i Republikës së Maqedonise së Veriut, Zorean Zaev, të martën e 21 dhjetorit, ka deklaruar se “vendet e rajonit nuk do të mbahen peng nga dështimet e Bashkimi Evropian (BE)”, në mbledhjen e tretë në kuadër të nismës “Open Balkan”.

Sipas Zaev, “ne treguam se vende tona nuk do të mbaheshin peng nga dështimet e BE-së”,  kjo sa i përket “procesit të integrimit”.

“Ky proces mund të ndalohet në Bruksel, por evropianizimi jo”, tha ai, ndërsa shpjegoi se kjo është pjesëmarrja e tij e fundit si kryeministri i Maqedonisë së Veriut..

Zaev ju ka bërë thirrje krerëve pjesëmarrësve të kësaj nisme, që “ta ruajnë dhe zhvillojnë” këtë iniciative, duke lënë pas të shkuarën.

“Kjo iniciativë është në të mirën tonë, edhe pse kemi pasur debate”, tha ai ndërsa e cilësoi Open Balkan si “rruga drejt një të ardhme të përbashkët”.

I pari në Shkup, i dyti në Beograd, ndërsa Samiti i tretë i “Open Balkan” po mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Edhe për “Open Balkan”, ashtu si për mbledhjen e qeverisë së Kosovës me atë të Shqipërisë, Elbasani ishte nikoqir i darkës informale mes përfaqësuesve të tre qeverive, anëtare të kësaj nisme.

Foto nga darka që u mbajt në Elbasan
Ka qenë numri një i qeverisë shqiptare, Edi Rama, që ka hapur siparin e bisedimeve që po mbahen në mbledhjen e kësaj të martë të 21 dhjetorit.

Mandej, mbledhja u pasua me fjalimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, dhe atë të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Pas tyre fjalën e mori edhe komisionerit të Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi.

Edi Rama, Zoran Zaev dhe Aleksandar Vuçiç firmosin marrëveshjet në kuadrin e Open Balkan

“Open Balkan” do të marrë formë në orën 11.30, kur do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve në kuadër të nismës për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve ndërmjet tre vendeve.

Në vitin 2023 do të hyjë në fuqi kalimi tërësisht i lirë i qytetarëve dhe mallrave midis Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Korsi të shpejta” do të quhen pikat e dedikuara doganores, për të lejuar lëvizjen e lirë midis tre shteteve. Pritet që janari i vitit 2023 të faktojë marrëveshjen dhe të lejojë lëvizjen e lirë.

Marrëveshjet e Open Balkan

Më 29 korrik, tre liderët – asokohe me kryeministrin Zaev – u takuan në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ku e cilësuan nismën e tyre si Open Balkan (Ballkani i Hapur).

Ata firmosën disa marrëveshje. Marrëveshja e parë dhe më e rëndësishme është ajo e tregtisë së lirë midis tre vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në vitin 2023 do të hyjë në fuqi kalimi tërësisht i lirë i qytetarëve dhe mallrave midis Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Marrëveshja e dytë është ajo në kuadër të “agjendës së gjelbër”.

Në të përfshihet mbrojtja dhe shpëtimi nga katastrofat natyrore për Ballkanin Perëndimor.

Kjo agjendë synon njëkohësisht njehsimin me agjendën evropiane.

Memorandumi i përket lirisë së punës në tre vendet.

Për shkak se Serbia dhe Maqedonia e Veriut ende nuk e kanë përshtatur legjislacionin me atë të Shqipërisë, pritet që ky memorandum të kthehet në marrëveshje, pasi dy vendet e tjera ta kenë përafruar ligjin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore