Lajme

Zaev, BE-së: “Të veprohet, sepse zhgënjimi mund të jetë i pariparueshëm”


Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Veriore Zoran Zaev filloi aktivitetet e renditura në agjendën e vizitës së tij të punës në Slloveni, me rastin e Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Brdo pri Kranju.

Kryeministri Zaev pati një takim të përbashkët me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Komisionerin Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi, Kryeministrin Slloven Janez Jansa dhe Presidentin Bullgar Rumen Radev.

Takimi theksoi rëndësinë e zgjerimit të BE -së në Ballkanin Perëndimor dhe përshëndeti faktin se për Brukselin, zgjerimi i Bashkimit në vendet e rajonit mbetet një prioritet strategjik, i cili pritet të theksohet në deklaratën e samitit të sotëm.

Në takim, Kryeministri Zaev theksoi se “popujt e Ballkanit Perëndimor janë duke pritur që deklaratat e BE-së të përkthehen në veprim dhe se nëse BE -ja nuk vepron, zhgënjimet e popujve të rajonit do të jenë të pariparueshëm dhe në dëm të shteteve te mëdha, dhe të uniteti dhe bashkëpunimi”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore