Zgjedhjet në Shqipëri

Yuri Kim përgëzon Ramën për fitoren


Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, me anë të një statusi në median sociale, Twitter, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren.

Ajo gjithashtu përgëzoi liderin e Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, që udhëhoqi një fushatë të fortë, që i dha zë dhe shpresë shumë njerëzve.

Kim përgëzoi edhe popullin shqiptar që sipas saj, për zgjedhjet e 25 prillit “foli qartë”.

Yuri Kim theksoi njohjen e rezultatit të zgjedhjeve dhe bashkëpunim të liderëve për të mirën e popullit shqiptar.

Ajo shkroi se shpreson që Shtetet e Bashkuara të punojnë me Shqipërinë për të për të forcuar më tej bashkëpunimin mbi demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.

“Ne përsërisim që zbatimi i ligjit dhe gjyqësori duhet të ndjekin penalisht cilindo që shkel ligjin dhe pengon të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe”, mbylli shkrimin e saj ambasadorja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore