Lajme

Youtuber-i “MrBeast” mbledh 3 milionë dollarë ndihma për refugjatët ukrainas


Organizata e youtuber-it amerikan “Beast Philanthropy” së bashku me një grup kompanish vendase kanë arritur të mbledhin 3 milionë dollarë ndihma për Ukrainën.

“MrBeast” është një personalitet jashtëzakonisht popullor në botën e filantropëve.

Kriza e luftës Rusi-Ukrainë preku miliona ukrainas, duke krijuar një kërkesë të madhe për furnizime.

Kjo, për të mbështetur refugjatët në Evropën Lindore.

Shumë personalitete dhe qeveri kanë dhuruar për kauzën e situatës dhe MrBeast gjithashtu krijoi një plan për të dhuruar furnizime.

Sipas videos së tij të fundit, një ekip nga Beast Philanthropy iu drejtua qendrave të refugjatëve në Evropën Lindore për të mbledhur detaje për të gjitha gjërat e nevojshme.

Këto detaje ishin shumë të nevojshme për të përshtatur planin.

Për të mbështetur planin e tij, Beast Philanthropy u lidh me komunitetin ukrainas nga Karolina e Veriut dhe u kërkoi atyre të merrnin pjesë në fushatë në çdo mënyrë që të mundnin.

Nga paketimi i furnizimeve deri te dhurimi i një morie artikujsh, njerëzit erdhën për të ndihmuar me çfarëdo mënyre që mundeshin.

Kontribuesit më të shquar ishin Harry’s, Kind, Discobed dhe Med Source Labs. Megjithatë, shumë kompani të tjera si Frontline Impact, Casa Buna, Hormel dhe Saffron Road gjithashtu dhuruan masivisht për kauzën.

Bashkangjitur gjithçkaje, fushata arriti të grumbullonte 1 milion artikuj për kauzën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore