Sport

Ylli i Inter-it i bashkohet agjencisë së Jay Z


Futbollisti i Inter-it, Federico Dimarco, i është bashkuar “Roc Nation Sports International”, agjenci sportive që është e këngëtarit të njohur amerikan, Jay Z.

Siç raportohet nga “Calciomercato”, Dimarco tani ka ndërruar agjentë dhe i është bashkuar Roc Nation, agjenci kjo që përfaqëson edhe futbollistin tjetër të Inter-it, Romelo Lukaku-n dhe Kevin De Bruyne e Axel witsel.

Roc Nation janë të prirur për të vazhduar zgjerimin e tyre në Serie A dhe e bindën Dimarco-n të bëjë një ndryshim nga agjenti i mëparshëm Beppe Riso pas disa bisedave me Lukaku-n.

Alan Redmond, Shefi i Global Football dhe Zëvendës Presidenti Ekzekutiv i Roc Nation, nënvizoi lumturinë e tij për vendimin e Dimarco për t’u përfaqësuar nga agjencia.

“Ne jemi krenarë të mirëpresim Federicon në familjen tonë. Bëhet fjalë për një futbollist modern, me aftësi solide mbrojtëse dhe me cilësi të shkëlqyera në fazën sulmuese”, tha Redmond.

“Aftësitë e tij teknike janë të klasit botëror, etika e punës e Federico-s është e pamasë dhe ai është gjithashtu një person i mrekullueshëm me vlera të mëdha”.

Kujtojmë që 25-vjeçari po kalon në formë shumë të mirë në këtë sezon. Ai ka shënuar katër fola dhe ka dhënë po aq asistime në 28 paraqitje në të gjitha garat me fanellën zikaltër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore