Pajisje

Yandex-i rus nis flotën e skuterëve elektrikë në Moskë


Kompania ruse e teknologjisë e quajtur Yandex ka lajmëruar të mërkurën e shtatë korrikut se do të nisë një shërbim me qira të skuterëve elektrikë në Moskë, duke shfrytëzuar kështu kërkesën e shtuar të këtyre pajisjeve lëvizëse në të gjithë qytetin.

Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se skuterët elektrikë janë një pamje e zakonshme në Moskë gjatë verës, duke u sjellë vërdallë rreth parqeve dhe trotuareve të qytetit.

Mirëpo, situata nuk rrjedh vetëm me nota pozitive. Pas një vargu aksidentesh me këta skuterë, autoritetet janë detyruar të vendosin kufizime të shpejtësisë.

Për sa i përket shërbimit me qira të kompanisë, ai do të nisë në aplikacionin Yandex.Go.

Kompania e cilëson aplikacionin e krijuar posaçërisht një ndalesë e ndërmarrjes për përshëndetjen e udhëtimeve, shpërndarjen e ushqimit dhe shërbimeve të tjera.

Përpos këtyre detajeve, Yandex-i nuk ka zbuluar ende se sa skuterë do të nisë dhe as se sa kishte shpenzuar në këtë sipërmarrje të fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore