Euro 2020

Xherdan Shaqiri do të jetë kapiten kundër Spanjës


Xherdan Shaqiri duke festuar golin kundër Turqisë

Zvicra kundër Spanjës, do të jetë ndeshja hapëse e fazës çerekfinale në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Zvicra shkaktoi surprizën më të madhe të këtij evropiani, duke eliminuar Francën, që konsiderohej si një ndër ekipet favorite për të triumfuar në finalen e madhe të 11 korrikut në “Wembley”.

Futbollisti më meritor në atë ndeshje, ishte kapiteni Granit Xhaka, por për fat të keq të zviceranëve, kosovari nuk do të mund të paraqitet kundër spanjollëve, për shkak të kartonëve.

Por, në këtë sfidë, kapiten i Zvicrës do të jetë kosovari tjetër, Xherdan Shaqiri.

Në konferencën për media, Shaqiri shprehet optimist për ketë ndeshjes, duke thënë se gjithçka është e mundur.

“Ne do të imponojmë lojën tonë. Nëse mund ta tregojmë atë, atëherë gjithçka është e mundur. Ne e pamë atë kundër Francës”, tha Shaqiri.

Ndeshja dotë fillojë në ora 18:00, në stadiumin “Gazprom Arena” në Shën Petersburg, derisa fituesi i këaj ndeshje, do të takohet në gjysmëfinale me fituesin e takimit Belgjikë – Itali.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore