Jetesë & Stil

Xhensila Myrtezaj gati për verë, publikon imazhe me bikini


Veç të qenurit një këngëtare shumë e dashur nga publiku, Xhensila Myrtzaj, ka dëshmuar të jetë po aq e dashur edhe nga syri i kamerave.

Xhensila, shpesh herë ndan momente nga jeta e saj personale e ajo profesionale, duke i publikuar ato përmes imazheve në rrjetet sociale, ku vetëm në llogarinë e saj të Instagram-it numëron afro 2 milionë sosh.

Së fundmi, ylli i këngës “Paris” ka publikuar disa fotografi teksa është shfaqur e veshur me bikini ku edhe ka ekspozuar format e lakmueshme trupore, përkundër faktit të të qenurit nënë.

Fotografi e postuar nga Xhensila Myrtezaj.

“Lëre diellin të ndriçojë në zemrën tënde”, ka mbishkruar këngëtarja.

Fotografi e postuar nga Xhensila Myrtezaj.

Fotografitë u komentuan shumë dhe si përherë në postimet e Xhensilës, vazhduan të dominojnë kritika nga më pozitivet.

Fotografi e postuar nga Xhensila Myrtezaj.

Mungesë me komente nuk shënuan as kolegët dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Xhensilës.

Këngëtarja rezervoi komplimente nga figurat publike si; Bleona Qerreti, Sellma Kasumoviq e Miranda Dupi.

Madje, në një prej imazheve të publikuara përfshihet edhe bashkëshorti i saj, aktori i komedisë, Bes Kallaku.

Fotografi e postuar nga Xhensila Myrtezaj.

Ndryshe, Xhensila Myrtezaj nuk ka sjellë akoma projekt të ri muzikor për këtë vit,  i fundit mbetet bashkëpunimi me Ardian Bujupin në këngën e tyre – “Panorama”.

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore