Përballje

Xhaka i pandalshëm, shënon përsëri


Granit Xhaka ka treguar edhe një herë formën e mirë që po kalon me Arsenal-in.

Mesfushori kosovar ka realizuar tjetër gol në ndeshjen që londinezët janë duke e fituar me rezultat 3:0 ndaj Crystal Palace në xhiron e 28-të në Premier Leauge.

30-vjeçari me pasaportë zvicerane e shënoi golin e tretë për “Topçinjtë” në minutën e 55-të, pasi mori një asistim nga Leandro Trossard.

Ky ishte goli i katërt i Granitit në këtë edicion në elitën e futbollit anglez, derisa ai numëron edhe pesë asistime.

Ndërkohë, me këtë fitore, skuadra e Arsenal-it është duke shkuar rrugës së mirë drejt titullit kampion, të cilët momentalisht janë në vendin e parë me tetë pikë më shumë se Manchester City, por këta të fundit kanë një ndeshje më shumë për ta zhvilluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore