Shqipëria

Xhaçka: Vrasjet e civilëve në Kramatorsk, dëshmi e natyrës kriminale të agresionit rus


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka dënuar vrasjet e dhjetëra civilëve në Kramatorsk të Ukrainës.

“Vrasja e dhjetëra civilëve në Kramatorsk të Ukrainës, një ditë pasi u pezullua nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut për shkak të mizorive që ka kryer në Ukrainë është edhe më shumë një dëshmi e natyrës kriminale të agresionit rus”, ka shkruar ministrja.

Sipas saj, tanimë është e qartë se këto nuk janë raste të izoluara.

“Vrasja e civilëve është bërë pjesë e rregullt e aktivitetit ushtarak të Rusisë”, ka vijuar Xhaçka.

Ajo ka ravijëzuar se bota duhet të bashkohet për të dënuar luftën mizore, ilegale dhe “regjimin kriminal që po e bën atë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore