Film

Will Smith mohon të ketë pasur marrëdhënie seksuale me aktorin, Duane Martin


Aktori, Will Smith i ka mohuar pretendimet se është homoseksual, pasi kohëve të fundit dolën zëra se ai kishte një marrëdhënie seksuale me kolegun e tij, Duane Martin.

Ylli i “King Richard”, 55 vjeç, ka bërë bujë në javët e fundit kur gruaja e tij Jada Pinkett Smith zbuloi se dyshja në fakt ishin ndarë për shumë vite.

Ajo pretendoi se natën në “Oscars” ku ai e goditi Chris Rock-un pasi komediani tallte Jadan, ishte hera e parë në vite që ai e quajti atë si “gruan e tij”.

Tani Will është detyruar të flasë përsëri për të mohuar se ishte kapur duke bërë seks me bashkë-yllin e “Fresh Prince of Bel-Air”, Duane, i cili u shfaq në një pjesë të vogël të episodeve në vitet e 90-ta.

Aktori u përgjigj përmes përfaqësuesve të tij, pasi një intervistë me një burrë që pretendohej të ishte ish-asistenti personal i Will,  Bilaal, u bë viral në TikTok.

Në të, ai pretendon se një herë kishte hyrë në dhomë dhe i kishte parë Smith e Martin duke pasur marrëdhënie seksuale.

Një zëdhënës i Will iu përgjigj pretendimeve në një deklaratë për TMZ, duke thënë se historia ishte “plotësisht e fabrikuar” dhe “pa mëdyshje e rreme”.

Një burim vazhdoi duke deklaruar se aktori fitues i “Oscars” po shqyrton veprimet ligjore për këto komente.

Duane, i cili ishte e martuar me yllin e “My Wife And Kids”, Tisha Campbell para se të divorcoheshin në vitin 2020, nuk i ka adresuar pretendimet.

Martesa e Will me Jadan është bërë publike që kur dyshja filluan të takoheshin në vitin 1995, pasi martesa e tij e parë me Sheree Zampino mori fund.

Ata vazhduan të lidhin kurorë në vitin 1997 dhe mirëpritën fëmijët Willow dhe Jaden Smith së bashku, por së fundmi Jada njoftoi se ata ishin ndarë prej vitesh.

Megjithatë, ajo ka këmbëngulur që megjithë ndarjen e tyre, ata nuk kanë plane të divorcohen – dhe ndërsa ata jetojnë në shtëpi të ndara, ajo pretendoi se po “punonin drejt” pajtimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore