Aplikacione

WhatsApp rrit sigurinë e përdoruesve me një veçori të re


WhatsApp rrit sigurinë e përdoruesve me një veçori të re: verifikimi përmes e-mail-it.

Kjo metodë është aktualisht në fazën e testimi dhe disa përdorues të zgjedhur janë kërkuar të verifikojnë llogaritë e tyre përmes e-mail-it.

Whatsapp Green GIF - Whatsapp App Green - Discover & Share GIFs

Për momentin, numri i përdoruesve është i vogël, por pritet që kjo praktikë të zgjerohet për të gjithë në të ardhmen.

WhatsApp ka njoftuar mbi këtë inovacion që nga muaji gusht dhe synon të ofrojë një shtesë të sigurisë duke vështirësuar sulmet kibernetike.

Procesi i verifikimit është i thjeshtë, duke kërkuar vetëm shkrimin e adresës së e-mail-it dhe pritjen e verifikimit në “inbox”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore