Aplikacione

WhatsApp rrit privatësisë me funksionin ‘Chat Lock’


WhatsApp prezantoi një funksion të rëndësishëm më herët këtë muaj ‘Chat Lock’, i cili ofron një shtresë shtesë të privatësisë për përdoruesit. Ky funksion lejon përdoruesit të mbyllin bisedat e tyre duke përdorur skanimin e fytyrës, gjurmët e gishtit ose një fjalëkalim të veçantë.

Në të njëjtën kohë, WhatsApp prezantoi një përmirësim të kodit për rritjen e sigurisë.

Gjithashtu përdoruesit tani kanë mundësinë të fshehin bisedat nga lista e tyre dhe ti bëjnë ato të qasshme vetëm pas klikimit të fjalëkalimit.

Ky ndryshim nënkupton se edhe në rast se dikush të merr telefonin, bisedat tuaja do të mbeten të sigurta dhe të padisponueshme për ta.

WhatsApp njoftoi se ky funksion i ri fillon nga tani dhe do të jetë i disponueshëm globalisht në muajt në vijim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore