Aplikacione

WhatsApp ripublikon aplikacionin për macOS


WhatsApp ka përmirësuar dizajnin e aplikacionit të saj për macOS, duke e bërë të mundur bërjen e thirrjeve grupore në sistemin operativ të desktopit të Apple.

Ky përmirësim lejon përdoruesit të bëjnë thirrje video me deri në tetë persona në një grupë dhe deri në 32 persona për thirrje audio.

Këto thirrje do të mbrohen, përmes enkriptimit “end-to-end”. Aplikacioni ka qenë në fazën e testimit beta.

Përveç mundësisë së thirrjeve, përdoruesit gjithashtu mund të ndajnë dosje në biseda.

Në këtë fazë fillestare, për të përfituar nga ky përmirësim, do të duhet të shkarkoni aplikacionin nga faqja zyrtare e WhatsApp.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore