Aplikacione

WhatsApp publikon funksionin për të fshehur IP adresën


WhatsApp ka prezantuar një funksion për pajisjet Android dhe iOS, që fsheh IP adresën e përdoruesit.

Kjo veçori e re siguron mbrojtje ndaj palëve të treta, duke fshehur adresën IP dhe vendndodhjen aktuale të përdoruesit gjatë thirrjeve të kryera përmes serverëve të WhatsApp.

WhatsApp tests letting you add multiple accounts to one phone

Ky funksion pritet të ofrojë një mbrojtje të fuqishme kundër sulmeve kibernetike të sofistikuara që mund të kërcënojnë të dhënat e përdoruesve.

Për të aktivizuar funksionin e ri të mbrojtjes së IP adresës hapni cilësimet, privatësi, advanced, dhe në fund, zgjedhin opsionin për të mbrojtur IP adresën në thirrje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore