Aplikacione

WhatsApp publikon funksionin e ri


Një nga mangësitë kryesore të dërgimit të fotove përmes WhatsApp është ulja e madhësisë, rezolucionit dhe kualitetit të imazhit.

Por WhatsApp ka përmirësuar këtë të paktën sa i përket aspektit të rezolucionit të ulët,  “fotot HD” më në fund kanë arritur.

Në këtë rast fjala “HD” do thotë se rezolucioni tani do shkojë deri në 4096 x 2692. Por opsioni “standard” i kualitetit do jetë akoma në dispozicion (1600 x 1052m).

WhatsApp finally lets you send higher quality photos

Tani është integruar një ikonë e re HD, dhe kur ju e shtypni atë ju do mund të keni mundësi të zgjidhni midis dy paracaktimeve të cilësisë së lartpërmendur.

Funksioni i ri ka filluar të shpërndahet tek përdoruesit e WhatsApp, por do marrë disa javë deri sa të arrijë tek të gjithë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore