Përballje

West Ham bën një hap para drejt Evropës, pas fitores kundër Everton-it


Ndeshja mes West Ham dhe Everton ka përfunduar me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:1.

Dueli ishte i baraspeshuar dhe me shumë mundësi shënimi për të dy skuadrat.

Goli i parë i erdhi në minutën e 32-të, të cilën e shënoi Aaron Cresswell për t’i dhënë epërsinë ekipit londinez.

Në pjesën e dytë, pas shumë përpjekjeve, West Ham barazuan rezultatin me anë të Mason Holgate-s në minutën e 53-të.

Pas vetëm pesë minutash ishte Jarrod Bowen i cili shënoi golin e dytë dhe të fitores për West Ham, në minutën e 58-të.

Në  minutën e 65-të, Michael Keane u ndëshkua me karton të kuq te Everton-i dhe ky vendim e dëmtoi skuadrën, duke mos i lënë shpresa të fitores Everton-it.

Momentalisht, West Ham radhiten në pozitën e petë ne 51 pikë, ndërsa Everton janë në vendin e 17-të me 25 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore