Përballje

West Ham barazon përballë Burnley-t, Newcaslte mposht Leicester-in në frymën e fundit


Dy sfidat e së dielës në Premier League ishin interesante dhe me befasi.

Ndeshja mes West Ham dhe Burnley përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

Dueli ishte plotësisht i dominuar nga West Ham, por skuadra nuk shfrytëzuan mundësitë e shumta që kishin.

Të parët shënuan në Burnley në minutën e 33-të me anë të Wout Weghorst.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, Burnley kishin mundësinë të dyfishonin epërsinë nga pika e penalltisë, por Maxwel Cornet nuk arriti të shënojë nga 11 metërshi.

Në pjesën e dytë, në minutën e 74-të, West Ham barazuan rezultatin me anë të Tomas Soucek.

West Ham radhiten në pozitën e shtatë me 52 pikë, ndërsa Burnley janë në vendin e 18-të.

Në anën tjetër, Newcastle ka fituar në minutat e fundit të ndeshjes përballë Leicester City-t.

Ndeshja ishte e baraspeshuar dhe me shumë dramë në momentet e fundit të ndeshjes.

Goli i parë u shënua nga Leicester, në minutën e 19-të me anë të Ademola Lookman.

Në minutën e 30-të, Newcastle arritën të barazojnë rezultatin me anë të Bruno Guimaraes.

Në fund, kur mendohej se gjithçka ka përfunduar, Guimares shënoi përsëri për golin e fitores në minutën e pestë të shtesës.

Newcastle janë në pozitën e 14-të me 37 pikë, ndërsa Leicester radhiten në pozitën e nëntë me 40 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore