Auto

Washington-i i thotë jo makinave me gaz


Në Washington, ligjvënësit kanë miratuar një masë lidhur me heqjen dorë nga shitja e automjeteve me gaz që prej nisjes së vitit 2030.

The Verge, faqe kushtuar të rejave teknologjike, tregon se Iniciativa e Makinave të Pastra 2030 ka kaluar si një ndryshim në projektligj, i cili kërkon që shërbimet shtetërore të përgatiten për një të ardhme me automjete elektrike.

Pritet vetëm nënshkrimi i guvernatorit Jay Inslee.

Krahasuar me California-n dhe Massachusetts, ku me miratimin e ligjvënësve u bë ndalimi i parë i makinave me gaz, iniciative e Washington-it është pesë vite më herët se sa ndalimet e planifikuara të gazit në to.

Lidhur me projektligjin, ai kaloi Senatin e Washington-it me një votim 25-23 dhe Dhomën e Përfaqësuesve me një votim 54-43.

Ai ndalon shitjen, blerjen ose regjistrimin e makinave që nuk janë elektrike që prej vitit 2030 e në vazhdim. Këtu përfshihen edhe automjetet e blera në një shtet tjetër dhe të sjella në Washington.

Sipas projektligjit, masa varet nga shteti që miraton një taksë për kilometrat e udhëtimit të automjeteve çka do të ndihmonte në pagimin e infrastrukturës së re të transportit në shtet.

Shtatorin e kaluar, guvernatori i California-s, Gavin Newsom, nënshkroi një urdhër që do të ndalonte shitjen e automjeteve të reja që kanë motor me djegie në shtet duke nisur nga viti 2035.

Pjesë e paketës ishin dhe një sërë ndryshimesh të politika që do të ndërmerren për uljen e emetimeve të gazrave serë. Masa vlen edhe për shitjet e automjeteve të reja në shtet duke mos ndaluar kalifornianët të mbajnë makinave me gaz.

Nga ana tjetër, guvernatori i Massachusetts-it, Charlie Baker, në muajin dhjetor ka zbuluar një plan për të ndaluar makinat e reja me gaz që prej vitin 2035 si pjesë e Udhërrëfyesit për Dekarbonizimin për vitin 2050.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore