Lajme

Vuçiç takon Hill, diskutojnë për situatën në Kosovë dhe vazhdimin e dialogut


Aleksandër Vuçiç dhe Christopher Hill

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, këtë të enjte, ka takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, me të cilin mes shumë temave të tjerë është diskutuar për situatën në Kosovës dhe vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi.

“Pata një bisedë të hapur me Hill për përmirësimin e mëtejshme të marrëdhënieve politike dhe ekonomike serbo-amerikane. Biseduam edhe për pozicionin ndërkombëtar të Serbisë, situatën në Kosovës dhe vazhdimin e dialogut me Prishtinë si dhe për ngjarjet aktuale gjeopolitike”, ka shkruar Vuçiç në një postim në Facebook pas takimit.

Sipas Vuçiç, Hill ka rikonfirmuar përkushtimin e Serbisë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon si dhe për forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe SHBA-ve.

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Vladimir Bilçik, beson se viti 2024 është vit në të cilin duhet të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas eurodeputetit sllovak tashmë topi është në fushën e Kosovës, meqë Serbia ka bërë përparim në procesin e dialogut kur bëhet fjalë për kartat e identitetit, targat e energjinë.

“Mendoj se me të vërtetë ky hap i Prishtinës do të mundësojë përparim dhe shpresoj se Prishtina do të ketë fuqinë dhe përgjegjësinë për të vepruar me mirëbesim në ditët dhe javët në vijim. Është e rëndësishme të reduktohen tensionet në rajon. Është absolutisht e domosdoshme që sulmet, si ai në Banjë, të mos përsëriten”, tha fillimisht Bilçik në një intervistë për Zërin e Amerikës edicioni në gjuhën serbe.

Gjatë intervistës Bilçik ka përmendur një bisedë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili, sipas tij, ka shprehur mirëkuptim dhe vullnet për të bërë përparim në dialog.

Bilçik ndër të tjera duke folur për Marrëveshjen e Brukseli/Ohrit, e dakorduar fillimisht më 27 shkurt e më pastaj me 18 mars, ka thënë se Ujdia nuk ka nevojë për nënshkrim.

“Më lejoni të jem shumë i qartë: kërkohet angazhim i vërtetë për të gjitha marrëveshjet – përfshirë ato të arritura më shumë se një dekadë më parë. Duhet angazhim nga të dyja palët. Gjithashtu, kemi konkluzionet e qarta nga dhjetori i vitit të kaluar që i referohen konkluzioneve që kanë të bëjnë me kapitullin 35. Për këtë ka një afat kohor dhe presim që institucionet e Bashkimit Evropian të sqarojnë se çfarë duhet bërë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore