Lajme

Vuçiç-it i pengon prezenca e Vasifije Krasniqit: Kurth për delegacionin serb – s’jemi në ndonjë proces për krime lufte


Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka penguar prezenca e të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman në seancën e Këshilli të Sigurimit të OKB-së.

“Ndodhi për herë të parë në këtë organ. Janë sjellur njerëz që nuk e kanë vendin këtu në korin diplomatik. Është një kurth për delegacionin serb. Ne nuk jemi këtu për një proces kundër krimeve të luftës që ka ndodhur 24 vjet më parë”, tha ai.

”A besoni me të vërtetë që nuk ka gra të dhunuara serbe gjatë luftës. Është Marica Milic nga Kosova që është dhunuar disa herë dhe mandej është masakruar, por kjo nuk është tema e sotme. Këtu jemi për të disktuar raportin”, ka pretenduar kreu i shtetit serb.

Ky reagim i tij erdhi pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar Krasniqi-Goodman, ka thënë se kjo e fundit ka qenë vetëm 16 vjeçare kur ishte dhunuar nga forcat paramilitare serbe.

“Sot jam bashkë me Vasifije Krasniqin-Goodman. Ajo ka qenë vetëm 16 vjeçe kur është dhunuar, jo një herë, por dy herë nga forcat policore të Millosheviçit. Ushtria serbe ka zgjedhur një prej mjeteve më të këqija të luftës, që është dhuna. Më shumë do të heqësh nëse vazhdon të jetosh i kanë thënë asaj, pasi i ka lutur që ta vrasin”, tha Osmani.

“Vasfija nuk ka ngecur, por ka vazhduar me jetën e saj për të ngritur vetëdisimin për faza globale për dhunimet seksuale në lufta. Sot ajo punon ngushtë me partnerë në Ukrainë, në lindjen e mesme dhe në vendet në kontinentin Afrikan duke ndarë përvojën e saj për të mbështetur të mbijetuarat e dhunës”, shtoi.

Osmani, Vuçiç-it: Jam me Vasfijen e cila ka qenë vetëm 16 vjeçare kur është dhunuar dy herë nga forcat policore të Millosheviçit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore