Lajme

Vuçiç ironizon me presidentin e Kroacisë: “Ai është mik i madh i Serbisë!”


Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka reaguar Presidentit të Kroacisë, Zoran Millanoviç, i cili ka thënë se Vuçiçi është problem për anëtarësimin e Serbisë në BE, duke qenë se ai ka qenë një nga shtytësit e mëdhenj të luftërave të përgjakshme në Ish-Jugosllavinë e 90-tave.

“Millanoviçiç është zgjedhje e qytetarëve të Kroacisë, imazhi dhe mundësia e tyre”, u shpreh së pari Vuçiç në përgjigjen e tij ndaj presidentit kroat.

Më tutje ai vazhdoi të ironizojë me Millonaviçin se “unë e kuptoj atë, ai është mik i madh i Serbisë, dhe vuan që të shohë Serbinë të anëtarësohet në BE. Unë po i shkaktoj atij brenga, por do ta zgjidhim këtë problem të tij për të”, tha Vuçiç.

Presidenti serb u shpreh se megjithatë Millanoviç “nuk do të mund ta përbijë faktin se Serbia do ta tejkalojë Kroacinë” për nga rritja ekonomike.

“Nuk mirrem me ofendimet e ulëta dhe të cekëta të tij”, vazhdoi ai.

“Mua as që më vie ndërmend ta ofendojë atë, ai është zgjedhje e qytetarëve të Kroacisë, dhe unë s’dua t’i ofendojë ata”, ka thënë Vuçiç në konferencën për media.

Ndërkaq Presidenti i Kroacisë gjatë një ligjërate në Columbia University të New York-ut duke folur për Serbinë, tha se “gjëja më e vështirë” sa i përket anëtarësimit të Serbisë në BE ishte se Presidenti serb Aleksandar Vuçiç “ishte një nga nxitësit më të shquar të luftës në vitet 1990” dhe e konsideroi atë një pengesë.

Zoran Millanovic, Presidenti i Kroacisë gjatë vizitës së tij në New York

Negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE filluan në vitin 2014, ndërsa deri më tani ajo ka hapur 18 kapituj dhe ka mbyllur përkohësisht dy.

Milanoviç beson se Serbia “nuk ka qëllim të fortë” për t’u bashkuar me BE-në, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, konsideron ai, “po punojnë shumë dhe po luftojnë për këtë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore