Lajme

Vuçiç: Atë që po i bëjnë djalit tim s’ia kanë bërë kujt në Serbi


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është ankuar se mediat në Serbi dhe kundërshtarët politik po ia sulmojnë shumë djalin, Danilon.

Ai ka postuar një fotografi bashkë me të biri në rrjetin social Instagram, ku shkruan se sulmet që po i bëhen djalit të tij s’i janë bërë kujt më parë në Serbi.

“Jam një prind që ka duruar më së shumti gënjeshtra për fëmijët e vet, por askush në Serbi nuk ka përjetuar atë që i kanë bërë dhe po i bëjnë Danilos tim”, shkruan presidenti serb në Instagram.

“Por, mesazhi jonë i përbashkët është që do t’i mposhtim të gjithë, me punë dhe ndershmëri dhe jo me rrena e ofendime”.

“Dorëzimi nuk është opsion”, vazhdon shkrimi i Vuçiç.

Mediat opozitare në Serbi kanë shkruar shpesh për aktivitetin e djalit të madh të Vuçiçit.

Ai është fotografuar edhe me persona me të kaluar kriminale nëpër lokale të Beogradit, derisa shpesh shihet me udhëheqës të tifozerive të klube futbollistike në Serbi.

Këta udhëheqës kryesisht janë edhe njeëz që janë të përfshirë në rrjete kriminale të shtrira në Serbi dhe më gjerë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore