Lajme

Vritet një person në Podujevë


Ilustrim.

Një person është vrarë me armë zjarri në fshatin Peran të Podujevës.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit”.

Policia e Kosovës.

Borovci, ka bërë të ditur se rasti është duke vazhduar të hetohet.

“Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”.

Mediat lokale në Podujevë shkruajnë se bëhet fjalë për një vrasje brenda familjes.

Sipas tyre, dyshohet se babai e ka vrarë djalin pas mosmarrëveshjeve për pronë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore