Lajme

Vriten 11 militantë të IS-it në Pakistan


Njësitë kundër terrorizmit të Pakistanit, para agimit të së martës, bastisën një vendstrehim të grupit të Shtetit Islamik në provincën jugperëndimore Baluchistan.

Një shkëmbim zjarri u shkaktua, në të cilin 11 militantë të IS u vranë, sipas njoftimit tё policisё.

Duke vepruar sipas inteligjencës, njësitë kryen bastisjen në rrethin e Mastung, ku kohët e fundit militantët e IS vranë dy policë.

Policia tha se në këtë bastisje u konfiskuan rripa vetëvrasës, granata dore dhe pushkë.

Departamenti kundër terrorizmit nuk dha detaje të mëtejshme dhe kombësia e militantëve të vrarë nuk u bë e ditur menjëherë.

Policia kundër terrorizmit është një degë e veçantë e policisë që lufton grupet militante.

Quetta është kryeqyteti i provincës Baluchistan, ku grupi i IS ka ndërmarrë disa sulme vitet e fundit.

IS ka filiale rajonale, si në Pakistan, ashtu edhe në Afganistanin fqinj.

Baluchistan është gjithashtu skena e një kryengritjeje të nivelit të ulët nga grupet separatiste të Baluch-it, të cilët kanë vënë në shënjestër edhe punëtorët jo-Baluch.

Megjithatë, ndryshe nga Shteti Islamik, ata nuk kanë histori të sulmeve ndaj komunitetit pakicë shiit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore