Lajme

Von der Leyen: Një vit i rezistencës heroike të Ukrainës, na pret e ardhmja e unitetit


Në përvjetorin e pushtimit rus, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se e ardhmja e unitetit pret BE-në dhe Ukrainën.

“Një vit i agresionit brutal rus. Një vit i rezistencës heroike të Ukrainës. Një vit i solidaritetit evropian. Një e ardhme uniteti na pret”, tha von der Leyen. “Ju po luftoni për liri, për demokraci dhe për vendin tuaj në Bashkimin Evropian. Ne do të jemi me ju për aq kohë sa të duhet”.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian nuk ishte në gjendje të nënshkruante paketën e shumëpritur të 10-të të sanksioneve kundër Rusisë të enjten për shkak të kundërshtimit të Polonisë ndaj kufizimeve të propozuara për importin e gomës sintetike, të cilat, sipas tyre, nuk janë mjaft të rrepta.

Negociatat për paketën e 10-të të sanksioneve do të vazhdojnë të premten në mëngjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore